Teuta është duke e vlerësuar në maksimum transfertën që do të luajë në fundjavë me Flamurtarin në Vlorë. Një duel interesant, por durrsakët nuk do ta kenë të lehtë, duke parë edhe paraqitjen e Flamurtarit, brenda dhe jashtë fushës.

Tashmë, durrsakët pasi kanë siguruar finale, duan që ta mbyllin me sukses edhe në Superiore.

Këtë javë duan që të marrin 3 pikët në Vlorë, duke qenë se kanë në dispozicion edhe tre titullarë Beqjan, Aleksin dhe Frashërin, që munguan në sfidën e javës së shkuar me të kuqtë, takim që u mbyll në barazim 0-0.

Teuta shpreson që të sigurojë edhe Europën nga kampionati duke qenë se në lojë janë edhe plot 6 pikë…