Një tërmet shumë i fuqishëm me magnitudë 8.8 ka tronditur ditën e djeshme Rusinë, duke shkaktuar alarm në të gjithë botën për mundësinë e një cunami të fuqishëm. Lëkundjet e forta të tokës shkaktuan trazira jo vetëm tek njerëzit, por edhe tek shumë kafshë, siç janë luanët e detit.

Një turist ishte në një tur me varkë rreth Antsiferov, një ishull vullkanik i pabanuar në Rusi dhe tërmeti goditi vendin ndërsa ai ishte atje dhe po filmonte. Kamera e tij filmoi dhjetëra luanë deti të ulur në shkëmbinjtë e ishullit, të cilët hidheshin në det sapo ndjenë tërmetin.

Lëkundjet ishin aq të forta sa i bënë shkëmbinjtë të binin si një kullë letre, duke bërë që gjitarët detarë të futenin në ujë për siguri.

Ndërkohë në Japoni, një tufë balenash u nxorën në brigjet e Iëakit dhe Chibës për shkak të tërmetit, duke krijuar imazhe tronditëse dhe shqetësuese. Tërmeti ndodhi pranë brigjeve të Rusisë, në Gadishullin Kamçatka, një zonë veçanërisht e ndjeshme ndaj fatkeqësive të tilla natyrore. Disa rajone u vunë në gatishmëri, përveç Rusisë dhe Japonisë, alarmi arriti deri në SHBA, në Kaliforni dhe Haëaii.