David Fadairo është zyrtarisht lojtar i Teutës. Klubi durrsak e ka prezantuar anësorin 24-vjeçar, ndërsa po zhvillon fazën përgatitore në Poloni. Fadairo ishte për herë të fundit pjesë e Tatran Presov në Sllovaki.
Më parë ka luajtur edhe me Banik Ostravën. Njoftimi i Teutës: “David Fadairo është zyrtarisht lojtar i Teutës! Anësori nigerian, 24 vjeç, vjen nga klubi Tatran Prešov në Sllovaki, ku është aktivizuar rregullisht gjatë sezonit të fundit. Me eksperiencë në liga si ajo e Sllovakisë, Republikës Çeke, Qipros dhe Austrisë, Fadairo është një profil ofensiv që sjell shpejtësi, driblim dhe fleksibilitet në krahët e sulmit”, shkruan Teuta.





