Ish-kryeministri i Malit, Moussa Mara është lënë në paraburgim pasi akuzohet për minimin e besueshmërisë së shtetit dhe kundërshtimin e autoritetit. Këto akuza janë ngritur ndaj tij pas një postimi në mediat sociale në të cilën ai shprehu solidaritet me të burgosurit politikë. Mara ishte paraqitur më parë para një hetuesi në lidhje me një postim që bëri më 4 korrik në Platformën X, duke premtuar drejtësi për të burgosurit që kishte vizituar.

“Solidaritet i palëkundur me të burgosurit e ndërgjegjes”, shkroi Mara, duke shtuar se i viziton ata rregullisht. “Pavarësisht se sa zgjat nata, dielli me siguri do të lindë në fund”, theksoi ai.

Gjyqi i tij është planifikuar për 29 shtator. Avokatët e Marës lëshuan një deklaratë duke dënuar procedurat. Mali sundohet nga ushtria, e cila mori pushtetin në grushte shteti të njëpasnjëshme në vitet 2020 dhe 2021. Regjimi ushtarak ka marrë masa të ashpra ndaj shtypit dhe disidentëve, si dhe ka shpërbërë parti dhe organizata politike.