Një fermer në fshatin Munellë të Pukës dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tij. Mësohet denoncimi në polici është bërë nga vetë Erjon Nikollit, i cili jeton me bashkëshorten shtatëzënë dhe fëmijët e vegjël.
Sipas raportimeve në media, Nikollit i kanë lënë një mesazh kërcënues në gur ku shkruhet “Ik se do të vdesësh”. Po ashtu bëhet me dije se në tokë policia ka gjetur gëzhojat, ndërsa kanë nisur hetimet.






