Një aksident masiv me 14 automjete të përfshira ka ndodhur në Dortmund të Gjermanisë.

Mediat gjermane raportojnë se përplasja ndodhi në autostradën A1 në rajonin e Ruhr-it.

“Tetë persona u plagosën në një aksident ku përfshiheshin 14 automjete midis kryqëzimeve Volmarstein dhe Hagen-West”, shkruajnë mediat.

Sipas policisë , të gjithë të plagosurit shpëtuan me lëndime të lehta. Megjithatë, një helikopter shpëtimi u ul në vendngjarje.

Po ashtu aksidenti shkaktoi një trafik masiv, që arriti në një distancë prej 3 kilometrash.