Seanca e Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnjës dhe Hercegovinës (KQZ), ku do të shqyrtohet procedura për përcaktimin e përfundimit të mandatit të Presidentit të Republika Srpska (RS) Milorad Dodik, ka shumë të ngjarë të mbahet të mërkurën.

KQZ njoftoi sot se seanca “ka shumë të ngjarë të mbahet të mërkurën, më 6 gusht, por njoftimi i saktë i seancës me datën dhe orën e përcaktuar do të publikohet në faqen e internetit të KQZ-së”.

“Në bazë të procedurave ligjore dhe praktikës gjyqësore, KQZ e BiH do të veprojë edhe në rastin e Milorad Dodik, presidentit të Republikës Srpska”, thuhet në njoftim.

Ata theksuan se KQZ-ja po kryen aktivitetet e saj të rregullta, njëra prej të cilave është fillimi i procedurës për përcaktimin e përfundimit të mandatit të zyrtarëve të zgjedhur, siç përcaktohet në Ligjin Zgjedhor të BiH-së.

Javën e kaluar, para Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Dodik u dënua me një vit burg dhe një ndalim gjashtëvjeçar për mbajtjen e funksioneve publike, për shkak të moszbatimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Sipas Ligjit Zgjedhor të Bosnjës dhe Hercegovinës, KQZ-ja është e detyruar të revokojë mandatin e një personi të dënuar me burgim dhe ndalimin e ushtrimit të detyrës publike brenda 15 ditëve nga marrja e një vendimi përfundimtar, dhe pas kësaj të shpallë zgjedhje të parakohshme për Presidentin e RS-së, të cilat duhet të mbahen brenda 90 ditëve.