Rreth 600 ish-zyrtarë të lartë të sigurisë izraelite, përfshirë ish-drejtues të Mossad-it, Shin Bet-it dhe Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), i kanë dërguar një letër Presidentit amerikan Donald Trump, duke i kërkuar që të ndërhyjë për të bindur kryeministrin Benjamin Netanyahu që të ndalë luftën në Gaza. Lajmi është raportuar nga “Jerusalem Post”.
Nënshkruesit janë pjesë e grupit “Komandantët për Sigurinë e Izraelit” (CIS), i cili përfshin ish-drejtues të lartë të ushtrisë, shërbimeve të inteligjencës, policisë dhe diplomacisë izraelite. Ky grup është shprehur se situata globale e Izraelit është bërë gjithnjë e më e brishtë për sa i përket legjitimitetit ndërkombëtar.
Në letrën drejtuar Trump-it, CIS thekson se IDF tashmë ka përmbushur dy objektiva kryesore ushtarake në Gaza: “çmontimin e formacioneve ushtarake të Hamasit dhe të strukturës së tij qeverisëse”.
Sipas grupit, objektivi i tretë kthimi i pengjeve mund të arrihet vetëm përmes një marrëveshjeje.





