Një gjyqtare në Britaninë e Madhe dënoi dy adoleshentë 17-vjeçarë – një djalë dhe një vajzë – përkatësisht me një vit e nëntë muaj paraburgim për torturimin dhe vrasjen “sadiste” të dy koteleve.

Dy kotelet u gjetën të lidhura me litarë në një park në Londrën veriperëndimore në maj. Të dyja kotelet kishin djegie në gëzof dhe mish.

Policia gjeti gjithashtu thika, pajisje djegëse dhe gërshërë në vendngjarje. Dy adoleshentët pranuan fajësinë për posedimin e një thike dhe shkaktimin e vuajtjeve të panevojshme te kafshët.

“Vrasjet, pa dyshim janë veprat më të tmerrshme kundër kafshëve që kam parë në këtë gjykatë”, tha gjyqtarja e qarkut, Hina Rai.

Sipas BBC, policia e Britanisë së Madhe po heton lidhjet e mundshme me një rrjet më të gjerë ndërkombëtar të përdoruesve në internet që ndajnë dhe filmojnë pamje të maceve që torturohen ose vriten.