Marko Ljubisa, i njohur ndryshe dhe me nofkën “Kan”, ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë pranë pishinës së një hoteli në Przno, të Budvës.

Sulmi dyshohet se u krye nga një mysafir i hotelit, sipas raportimeve të gazetës Vijesti. Mediat lokale e kanë konsideruar Ljubisën si lideri i një grupi kriminal në Budva, që punon ngushtë me klanin e Shkaljarit.

Kan është prej vitesh objektiv i sulmeve nga klani rival i Kavaçit, i cili ka tentuar disa herë ta eliminojë. Ai u ka shpëtuar të paktën pesë atentateve, dy herë në Beograd dhe tre herë në Budva.