COVID-19 prek njerëzit në mënyra të ndryshme. Edhe pse humbja e flokëve nuk është një nga simptomat e zakonshme të koronavirusit, disa njerëz që kanë pasur virus pretendojnë se ai është një efekt anësor i sëmundjes.
Dermatologët në SHBA vunë re një rritje të rasteve të individëve që raportuan se pasi kishin dalë pozitiv me Covid-19, vinin re grumbuj flokësh në jastëk ose në dush.
Por ekspertët shprehen se kjo ndodh për shkak të niveleve më të larta të stresit, si pasojë e infektimit nga virusi dhe nuk është aspak një simptomë e vetë virusit.
Njerëzit gjithashtu mund të humbasin flokët e tyre gjatë kësaj periudhe për shkak të sezonit, ku pjesa më e madhe e individëve kanë tendencën që të pësojnë një rënie të flokëve.
Cilat janë simptomat e koronavirusit?
Ndërsa Covid-19 është një virus i ri, ekspertët janë ende duke punuar për ta kuptuar atë. Sidoqoftë, ekspertët thonë se simptomat më të zakonshme të infeksionit koronavirus zakonisht përfshijnë:
- Një kollë e thatë
- Temperaturë e lartë
- Dhimbje muskulore
- Lodhje
Ekspertët shprehen se disa njerëz nuk i përjetojnë të gjitha këto simptoma dhe disa madje nuk shfaqin aspak simptoma. Sidoqoftë ekzistojnë një numër simptomash të tjera të buta, të cilat janë përjetuar nga disa pacientë. Kjo përfshin:
- Dhimbje stomaku
- Infeksione në sy dhe humbje e shijes / erë
- Lodhje