Prokuroria Themelore e Prizrenit ka dhënë detaje mbi motivin e vrasjes së të dielës.

Në kërkesën për caktimin e masës së sigurisë për 35-vjeçarin, si i dyshuar ka njoftuar se motivi ishte një mosmarrëveshje për një luftë mes qenve.

“Sipas kërkesës së prokurorisë, më datë 10.08.2025 rreth orës 20:30 minuta në lagjen “Tusuz” në rrugën “Lapidari” në Prizren, i pandehuri E.B., pas një mosmarrëveshjeje paraprake, në mënyrë dinake dhe duke shfrytëzuar besimin e viktimës, me dashje e privon nga jeta tani më të ndjerin H.Sh., në atë mënyrë që fillimisht i nxisin qentë e tyre në një përleshje dhe pas një fjalosjeje të shkurtër, i pandehuri papritmas dhe në mënyrë të befasishme e nxjerr thikën-patente dhe e godet H.Sh., me ç’rast i njëjti dërgohet në QKUK në Prishtinë, ku ndërron jetë nga plagët e marra”, thuhet në njoftim.

35-vjeçari, E.B., dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.