Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj ka kryer testin e koronavirusit për herë të dytë.
Përmes postimeve në Instagram, Emina ka treguar hap pas hapi të gjithë procedurën e asistuar nga një profesioniste e cila i kryen tamponin në një ambient jashtë shtëpisë së saj.
Modelja tregon se fatmirësisht ka dalë negative ndërsa shkruan:
“A jeni testuar ndonjëherë për COVID? Dola negative. Kjo ishte hera e dytë dhe ndihesh sikur do të të dalin sytë nga vendi.”





