Temperaturat e larta dhe kushtet e motit të thatë kanë shkaktuar numër të madh zjarresh në të gjithë Bosnjë e Hercegovinën.

Sipas një raporti nga Administrata Federale e Mbrojtjes Civile, që nga dje janë regjistruar zjarre të shumta ndërsa në Mostar është angazhuar edhe një avion “Air Tractor”.

Njësitet e zjarrfikësve të qytetit të Mostarit kanë shuar zjarret në Slipçiq dhe Miljkoviq, ku po digjej bar dhe bimësi e ulët. Në Çapljin, një zjarr u regjistrua në qytetin e Çeljevës ndërsa zjarrfikësit e Cazinës shuan zjarret në dy lokalitete.

Në zonën e kantonit Una-Sana, një zjarr shpërtheu në Velika Klladushë, në Mërcelj, ku është djegur bari.

Zjarre janë regjistruar edhe në Zhivinice, Kakanj, Busovaç, Vakuf i Poshtëm dhe Gruda.

Autoritetet kompetente u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura.