Një vrasje me thikë është regjistruar në Kryekuq të Divjakës. Viktima e kësaj ngjarjeje të rëndë është Qemal Kumria, rreth 30 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës së djeshme.
Sipas informacioneve jo zyrtare, autori pasi ka parkuar makinën në rrugë ka hyrë me thikë në dorë dhe ka ecur në drejtim të tavolinës ku ishte viktima së bashku me persona të tjerë.





