Lëvizja Vetëvendosje propozoi sërish Albuelna Haxhiun për kryetare të Kuvendit. Propozimi u bë nga deputeti Glauk Konjufca.

Pas propozimit kryesuesi i seancës e hedhin në votim.

57 vota ishin pro, 56 kundër dhe 3 abstenime.

Kryesuesi i seancës Avndi Dehari konstatoi se kandidatja Haxhiu nuk arriti të marrë votat e duhura.

Mëpas Glauk Konjufca propozoi Donika Gërvallën për kryeparlamentare, por as ajo nuk mori votat e duhura. Gërvalla mori 57 vota pro, 56 kundër dhe 3 abstenuan.