Ndihmësregjisori i “Emily in Paris” ka ndërruar jetë gjatë xhirimeve të sezonit të 5-të në Venecia.

47-vjeçari Diego Borella u rrëzua përpara stafit të xhirimeve ndërsa përgatitej për skenat e fundit, duke bërë që xhirimet të ndërpriteshin përkohësisht.

Sipas La Repubblica, mjekët mbërritën me urgjencë në hotelin Danieli rreth orës 19:00 të enjten, më 14 gusht, por nuk arritën ta ringjallnin. Gazeta raportoi se vdekja e tij ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një atak kardiak.

Borella kishte lindur në Venecia në vitin 1978. Ai ishte një regjisor dhe shkrimtar i njohur, i cili kishte studiuar në Romë, Londër dhe Nju Jork. Në rrjetet sociale, ai shpërndante punimet e tij në fushën e tregimeve dhe dramave.

Xhirimet për sezonin e pestë të “Emily in Paris” filluan më 15 gusht në Venecia dhe ishin planifikuar të përfundonin të hënën. Pavarësisht humbjes së ndihmësregjisorit, Netflix ka konfirmuar se sezoni i ri do të ketë premierën më 18 dhjetor. Sipas gazetës spanjolle El Mundo, Borella u shpall i vdekur në orën 19:30, pasi përpjekjet për ta ringjallur rezultuan të pasuksesshme.