Kanë ardhur këtë të shtunë dhe reagimet e para nga politika për ndarjen nga jeta në moshën 63-vjeçare të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji.
Në reagimin e tij ish-Presidenti Ilir Meta shprehet se Zheji si një profesionist brilant dhe intelektual është angazhuar në mbrojtje të lirisë së medias dhe shtetit të së drejtës. Meta, më tej në postimin e tij, ka vlerësuar kontributin e Zhejt, jo vetëm në fushën e medias, por edhe në jetën publike dhe politike të vendit.
Nga ana tjetër kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj thotë se ndarja nga jeta e gazetarit është një lajm i hidhur. Veliaj vijon duke thënë se Zheji ishte një intelektual i spikatur, një mendje kritike dhe një gazetar kalibri që do t’i mungojë shumë publikut.





