Pjesa e parë e ditës në Shqipëri do të sjelli dominim të kthjellimeve në të gjithë territorin e vendit. Ndërsa orët e pasdites parashikohet të sjelli shfaqje të vranësirave të pakta në zonat e thellla malore, por mundësia për reshje është thuajse zero.

Sërish vija bregdetare dhe pjesa më e madhe e qyteteve të zonës së ulët do të vijojnë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por vijojnë njësoj në mesditë duke u luhatur nga 12°C temperatura më e ulët deri në 34°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor – Jugperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 4 ballë.