Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (24 gusht) në aksin Sarandë – Delvinë, ku dy motra nga fshati Kopaçeza humbën jetën dhe një tjetër vajzë që po udhëtonte me to mbeti e plagosur.
Në aksident u përfshinë dy mjete, ku njëri prej tyre drejtohej nga një 23-vjeçar Kevin Nora dhe tjetri nga 22-vjeçarja Elvisa Dhimaku.
Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, drejtuesja 22-vjeçare humbi jetën sëbashku me motrën e saj, Rozina Dimaku, 20 vjeçe.
Ndërkohë, e plagosura Antonela Zhupa 24 vjeçe ka përfunduar në spital.
Siç shihet edhe në këto foto përplasja ka qenë tepër e fortë, çka ka bërë që dy automjetet të shkatërrohen plotësisht.








