Kristjan Asllani është zyrtarisht futbollist i ri i Torinos. Mesfushori i Kombëtares kuqezi u transferua nga Interi në huazim me pagesë prej 1.5 milionë eurosh me të drejtë blerjeje të përcaktuar në 12 milionë euro.
Asllani pasi kreu vizitat mjekësore të zakonshme dhe nënshkroi kontratën që do ta lidhë me Torinon që nga e enjtja, u zyrtarizua sot nga klubi për shkak të disa problemeve burokratike mes klubit dhe Interit.
Ai është përforcimi i shtatë i klubit granata dhe i shtohet blerjeve të tjera verore të Torinos, si Anjorin, Ngonge, Ismajli, Aboukhlal, Israel dhe Simeone.





