Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në zonën e Bllokut në kryeqytet. Një automjet tip “Mercedes-Benz” ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me një pemë në trotuar. 

Sipas informacioneve, nuk ka persona të lënduar, ndërsa makina ka pësuar dëme të shumta në pjesën e përparme. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.