Shtëpi të lashta romake, së bashku me mbetjet mesjetare të Via Flaminia, u zbuluan nën Piazza Venezia në kryeqytetin italian gjatë gërmimeve që po kryhen si pjesë e projektit të metrosë në linjën C.

Ky zbulim i rrallë arkeologjik i referohet ndërtesave shumëkatëshe të shekullit të parë pas Krishtit, të ndërlidhura me struktura rrugore mesjetare, duke hedhur dritë mbi evolucionin urban të Romës. Gërmimet vazhdojnë, ndërsa kryeqyteti italian dëshmon çdo ditë ndërthurjen e historisë me zhvillimin modern të infrastrukturës.

Zbulimi ka ndodhur më 4 gusht, fryt i punës së arkeologëve italianë që përdorën një detektor metalesh për të identifikuar shpata të kalorësisë romake, çka i çoi ata në zbulimin e vendbanimit 2,000-vjeçar.

Arkeologët italianë zbuluan edhe varrin e rrallë 2,600-vjeçar, të paprekur nga plaçkitësit.

Vendbanimi përmban, krahas shtëpive nga Epoka Perandorake Romake të shekullit të parë deri në të katërtin pas Krishtit, edhe pallate moderne që u shkatërruan në shekujt XIX dhe XX.

Arkeologët thonë se gërmimet tregojnë se si projektet e infrastrukturës nxjerrin shpesh në dritë të kaluarën e fshehur prej kohësh të Romës së lashtë. Zbulimi i fundit është një nga gjetjet e shumta historike në Qytetin e Përjetshëm.

Në parkun urban në Romë, gërmuesit zbuluan së fundmi një vaskë të lashtë të shndërruar në pagëzimore, me prova të një kishe katolike në atë vend.

Verën e kaluar, ekipet e arkeologëve zbuluan një lavanderi të lashtë pranë Vatikanit.