Një qen është dhunuar brutalisht në qytetin e Shkodrës.

Rasti i rëndë mësohet se ka ndodhur në lagjen Kiras ku një qen me plagë të shumta u gjet brenda një qese plehrash. Qeni u gjet i gjallë brenda qeses ndërsa brenda ishin edhe disa pula të ngordhura.Dyshohet se qeni ka sulmuar pulat e pronarit, i cili më pas ka dhunuar pritalisht kafshën. Qeni ka marrë fraktura të shumta.

Kafsha është gjetur nga vullnetarë të organizatës “Animals Need Me” dhe u dërgua menjëherë në një klinikë veterinare. Organizata “Animals Need Me” ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga Policia e Shtetit.