Sekretarja e shtypit e Donald Trump, Karoline Leavitt, nuk e përmendi sulmin e Rusisë gjatë natës në Kiev në deklaratën e saj të hapjes në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, duke iu referuar në vend të kësaj temave të brendshme të SHBA-së.
E pyetur nga mediat nëse Shtëpia e Bardhë e sheh Vladimir Putinin si një pengesë për paqen, Leavitt tha se Trump nuk është “i lumtur, por as i befasuar” për sulmin.
“Këto janë dy vende që kanë qenë në luftë për një kohë shumë të gjatë”, tha ajo.
“Rusia nisi këtë sulm ndaj Kievit, dhe po ashtu, Ukraina kohët e fundit i dha një goditje rafinerive të naftës të Rusisë.”
Duke i bërë jehonë deklaratave të mëparshme të presidentit, sekretarja për mediat në Shtëpinë e Bardhë tha se Trump dëshiron që lufta të përfundojë, por “udhëheqësit e të dy vendeve duhet të duan gjithashtu që ajo të përfundojë”.





