Moti i keq ka larguar pushuesit dhe turistët nga plazhet dhe bregdeti. Raportohet se prej gati dy orësh, në akset rrugorë Shkodër- Lezhë dhe Lezhë-Milot ka trafik të rënduar.

Raportohet se situata paraqitet më e vështirë në Shëngjin, ku dalja nga qyteti mbetet problem. Trafiku i rënduar ka bllokuar gjithashtu edhe rrugët dytësore. Policia ndodhet në terren dhe po punon për zhbllokimin e trafikut në këto akse.