Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë, ku në zonat veriore dhe qendrore do të pësojnë zhvillim të përkohshëm duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu.
Orët e pasdites do të sjellin përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike duke sjellë kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme, por jo reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C temperatura më e ulët e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 27°C prashikohet vlera maksimale në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë mesatare në tokë por deri e fortë në brigjet detare, duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi Verilindor. Për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.





