Lituania ka filluar instalimin e “dhëmbëve të dragoit” – barriera betoni antitank – përgjatë kufirit me enklavën ruse të Kaliningradit.
Komandanti i ushtrisë, Raimundas Vaiksnoras, theksoi se kjo është vetëm një pjesë e planit të gjerë mbrojtës të vendit. Masat janë pjesë e përgatitjeve kundër një pushtimi të mundshëm nga Rusia, pas tensioneve të rritura që nga lufta në Ukrainë. Ministria e Mbrojtjes lituaneze deklaroi se këto struktura janë një hap taktik drejt një sistemi të integruar mbrojtjeje.
Pengesa janë vendosur edhe në kufirin me Bjellorusinë, aleatin kryesor të Moskës. Pikat kufitare të papërdorura po mbyllen për të parandaluar çdo përparim të papritur ushtarak. Letonia gjithashtu ka ndërmarrë masa të ngjashme duke ndërtuar barriera betoni kundër tankeve.
Today, Lithuania set up a blockade on and near the bridge in 🇱🇹Panemunė, linking Lithuania & Russia. Demonstrating our new military counter-mobility measures, the setup includes mines, hedgehogs, dragon's teeth, etc. This is a precautionary step to ensure more effective defence. pic.twitter.com/S82UaU6rEf
— Lithuanian MOD 🇱🇹 (@Lithuanian_MoD) September 5, 2024





