Të shumtë kanë qenë ata që kanë reaguar ashpër pas masave të marra nga qeveria kundër përhapjes së COVID-19 dhe mbylljes së klubeve të natës apo shërbimeve të ngjashme.

Një ndër ta ka qenë edhe aktori Florjan Binaj, i cili përmes një postimi në “Instagram” ironizon këtë vendim të qeverisë me nota humori.

“Sipas një studimi të Universitetit të Surrelington në Tirinois të Maçaçuets, Covid-19 transmetohet edhe nëpërmjet notave të muzikës sidomos pas orës 20:00. Ky universiteti gjet tek një këngë një notë Do dhe një notë Sol pozitive me Covid, ndërkohë që tamponi i është bërë Mi-së, La-së dhe Re-së, ndërkohë Fa-ja dhe Si-ja kanë dalë negative në test”, shkrua aktori.