Gjykata e Posaçme ka vendosur të zgjasë afatin e hetimeve për Eria Agon, ish-partneren e Safet Bajrit, me kërkesë të SPAK.
Eria Ago, e cila ndodhet pas hekurave, dyshohet nga prokurorët e posaçëm se ka përkrahur autorët e vrasjes së Fatbardh Licit, duke i larguar nga vendi i krimit.
Për krimin në pranga kanë rënë Safet Bajri, i njohur si i forti i Dobraçit, Behar Bajri dhe krahu i djathtë i klanit kriminal Bajri, Astmer Bilali.
Sipas SPAK, Fatbardh Lici u vra për shkak të përplasjes mes grupeve.
Viktima është xhaxhai i Ibrahim Licit, kundërshtarit të përbetuar të Bajrave, që ndodhet në kërkim ndërkombëtar.





