Në Spanjë, këtë të diele u ideua një ndeshje futbolli e çmendur, një sfidë e cila mund të vinte në rrezik jetën e shumë personave. Me qëllimin për të grumbulluar fonde, për ti ardhur në ndihmë personave që janë prekur nga Covid-19, disa të rijnë kishin menduar të organizonin një ndeshje futbolli ku do të përballeshin dy ekipe, “të infektuarit nga Covid-19 kundër të pa infektuarave.”
Kjo sfidë do të zhvillohej të hënën në Mendillori, në një nga lagjet më të prekura nga coronavirus në Pamplona. Të rinjtë vendosën ti bënin reklamë këtij takimi të çmendur duke e postuar në “Instagram”, për fat të mirë polica arriti në kohë të zbulonte këtë takim duke arrestuar organizatorët e duke shmangur më tej përhapjen e virusit.





