Personi që shihni në foto është Liridon Kraja, 31-vjeçari i cili mbeti i vrarë në atentatin e sotëm që tronditi qytetin e Shkodrës.

Ngjarja kriminale u regjistrua sot rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali.

Në atentatin në Shkodër, u vranë me automatik, Armando Pali, punonjës i IKMT-së dhe Liridon Kraja (Lushi), ndërsa mbetën të plagosur Erogen Vaso (Brajoviç), i cili ndodhej në tavolinë me viktimat, si edhe kamarierja në lokal Meri Kaceri.

Dyshohet se Ragip Gila ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur 43 vjeçari Erogen Vaso (Brajoviç), i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe Meri Kaceri, 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.

Burime për News24 bëjnë me dije se i plagosuri Erogen Vaso është dërguar drejt Tiranës ne spitalin ushtarak për mjekim të specializuar.

Plumbat i kane prekur arteriet kryesore dhe ka nevoje për ndërhyrje me te specializuar ndaj është transportuar drejt Tiranës, mësohet se Vaso ka 3 plumba ne trup.