Një automjet tip Volkswagen ka përfunduar në kanal, në zonën e ish-Kënetës.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje, por fatmirësisht pa persona të lënduar.
Siç shihet edhe në video , makina ka përfunduar mes kallamishteve, ndërkohë që një person po ndihmon shoferin që të largohet nga mjeti i aksidentuar.
Dëshmitarë në vendngjarje tregojnë për “DurrësLajm”, se drejtuesi i mjetit kishte ecur drejt dhe veç kur e kishte parë veten në kanal! Po fatmirësisht, përveç dëmeve materiale që ka pësuar makina, drejtuesi i saj është në gjendje të mirë shëndetësore.
Pritet që grupi hetmor të nisë punën për të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti rrugor.





