Një çift të moshuarish kanë rënë pre e një grabitje pak pas mesnatës në Finiq. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin “Lefter Talo”, ku dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë brenda banesës së çiftit Spiro dhe Dhespo Kalivioti. Ata i kanë dhunuar dhe më pas u kanë vjedhur paratë.
Njoftimi i Policisë:
Paraprak/Rreth orës 01:00, në fshatin “Lefter Talo”, Finiq, dy shtetas të paidentifikuar kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetasit S. K., 78 vjeç. Autorët dyshohet se gjatë kryerjes së vjedhjes kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit S. K. dhe bashkëshortes së tij, Dh. K., 79 vjeçe. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.





