Policia e Xhenovës në Itali ka zhvilluar një operacion kundër grupeve të shpërndarjes së drogës në qytet, teksa mes të arrestuarve është edhe një 41-vjeçar shqiptar që u kap rastësisht teksa kishte thyer masën e arrestit.
Në aksion u përfshinë patrulla të përbashkëta dhe njësi qensh dhe Guardia di Finanza dhe u sekuestrua një sasi e vogël droge.
Në orën 20:35 të mbrëmjes së djeshme, një patrullë e përbashkët polici-ushtri kontrolloi një 41-vjeçar shqiptar, i cili ishte vendosur nën një urdhër paraburgimi pas revokimit të masës në liri me kusht. Ai u arrestua dhe u dërgua në Burgun e Marassit, ku po mbahet nga autoritetet gjyqësore.
I nënshtruar tashmë një detyrimi për të qëndruar në banesë dhe për t’u paraqitur në gjykatë, ai u izolua në pritje të vendimit të gjykatës.





