Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti që ndodhi në Valbonë ku një turist humbi jetën pasditen e sotme.

President i Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor, Artur Guni ka deklaruar se turisti ishte duke eksploruar zonën kur dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në një terren të thepisur.

Ekipi i kërkim-shpëtimit të Valbonës, pjesë e federatës shqiptare ka shkuar për  ta nxjerrë së bashku me ekipin e kërkim shpëtimit të federates së Kosovës.