6 personat e arrestuar për skemat piramidale qarkun e Fierit kanë dalë para gjykatës ditën e sotme. Ata pritet që të njihen me masat e sigurisë, në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi ta. Arbër Çela, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi, dhe Brunilda Ndini akuzohen për skema piramidale dhe mashtrim. 

Shqiptarët kanë rënë pre e nje skemë piramidale të tipit ‘Ponzi’ me platformën e investimeve në bursa XUEX. Qytetarët që kanë rënë pre e kësaj skeme duhet që të investonin të paktën 1 mijë euro, në mënyrë që mund të futeshin në investim. Pas kësaj ata duhet që të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në këtë sistem, në mënyrë që të rrisnin përfitimet e tyre.