Një rast denoncimi për shantazh dhe shtrëngim për dhënie pasurie ndaj një efektivi të Policisë në Këlcyrë ka marrë tjetër rrjedhë. Aty ka dalë në pah abuzimi seksual me një 16-vjeçare. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Gjirokastrës, të përfshirë rezultojnë edhe 2 punonjës policie, P. B., me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Përmet dhe A. A., oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Tepelenë. Ky i fundit i shpallur në kërkim pasi është larguar ditën e djeshme në drejtim të Greqisë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se punonjësi i policisë P.B., (njerku i shtetases së mitur) prej disa vitesh ka pasur lidhje intime.

Janë vënë në pranga gjithashtu, K. P., i dashuri i shtetases së mitur dhe I.P shok i tij. Këta të dy kanë shantazhuar punonjësin e policisë A.A., duke i kërkuar një shumë monetare prej 10 milion lekë të vjetra si këmbim për të mos publikuar një video intime të tij, e rregjistruar me aparat telefonik.

Njoftimi i AMP

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) në bashkëpunim me DVP Gjirokastër ka ekzekutuar urdhërat e ndalimit të caktuar nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjiroksatër për dy punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ngacmim seksual” dhe dy shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”.

P. B., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Përmet.

A. A., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Tepelenë (i shpallur në kërkim pasi është larguar ditën e djeshme në drejtim të Greqisë).

Shtetasi K. P., i dashuri i shtetases së mitur.

Shtetasi I. P., shok me shtetasin K.P.

Pas indicjes nga një postim në rrjetet sociale, strukturat e hetimit të Drejtorisë Rajonale të AMP-së në bashkëpunim me DVP Gjirokastër kanë kryer veprimet e para hetimore, ku ka rezultuar se një vajzë e mitur me iniciale K.G., e nxitur nga i dashuri i saj shtetasi K.P., dhe shoku i tij shtetasi I.P., kanë shantazhuar punonjësin e policisë A.A., duke i kërkuar një shumë monetare prej 10 milion lekë të vjetra si këmbim për të mos publikuar një video intime të tij, e rregjistruar me aparat telefonik. Gjithashtu nga veprimet hetimore dyshohet se punonjësi i policisë P.B., (njerku i shtetases së mitur) prej disa vitesh ka pasur lidhje intime. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.