Tre persona janë arrestruar nga policia italiane, pasi vranë 30 herë me thikë një 62-vjeçar turk. Monza today raporton se mes të arrestuarve është edhe nje 38-vjeçar shqiptar.

Pas kësaj autorët e krimit i vendosën flakën dhe u arratisën. Viktima është Hayati Aroyo, 62 vjeçar me origjinë turke. Trupi i tij u gjet nga policia italiane më 23 korrik në një provincë të Milanos.

Viktima rezulton të jetë kunati i një mafiozi turk i cili u vra në janar të këtij viti.