Shërbimi në bllokun operator të Kirurgjisë së Përgjithshme, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, vazhdon të sigurojë shërbim të personalizuar dhe cilësor për çdo pacient.

QSUNT njoftos sot se në 20 ditë e parë të muajit shtator, në bllokun operator të Kirurgjisë së Përgjithshme të sëmundjeve të brendshme janë realizuar 580 ndërhyrje kirurgjikale të llojeve të ndryshme.

Në njoftimin e QSUNT-së, thuhet se “140 prej tyre kanë qenë urgjente dhe janë kryer me përkushtim nga ekipi i mjekëve për t’i ardhur menjëherë në ndihmë pacientëve”.

Ndërsa, “pjesa tjetër sipas QSUNT-së kanë qenë ndërhyrje të planifikuara, që ndjekin me kujdes çdo hap të sistemit të referimit dhe konsultimit me mjekët kirurgë”.

Çdo patologji, nga kirurgjia onkologjike, te aparati tretës, gjëndrat endokrine, kirurgjia e paretit, etj., janë ndërhyrje që kryhen brenda të gjitha standardeve nga ana e stafeve shëndetësore të QSUNT-së.

Investimet në aparatura dhe teknologji, si edhe transformimi i infrastrukturës shëndetësore në QSUNT, kanë përmirësuar shërbimet për qytetarët, por edhe kanë krijuar kushte për stafet shëndetësore.