Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e 37-vjeçarit, Skerdi Mehmetaj në Vlorë. Nga verifikimet hetimore dyshohet se 37-vjeçari është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në ambientet e jashtme të një lokali, në lagjen “10 Korriku”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe arma e zjarrit (pistoletë), e cila dyshohet se është hedhur nga shtetasi Skerdi Mehmetaj brenda një automjeti, pas ngjarjes.
Vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.





