Ka nisur mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku do të zhvillohen procedurat për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të kryeqytetit.

Në këtë mbledhje mungojnë Gazmend Paja, Aldo Merkoci dhe Joleza Koka.

Me mungesën e tyre, këta tre anëtarë nuk do të votojnë pro për shkarkimin e kryebashkiakut.

Përveç këtyre mungesave, ka rënë në sy edhe mosprania e kryetares në detyrë të bashkisë, Anuela Ristani, e cila, sipas rregullores së brendshme, duhet të kishte qenë e pranishme dhe të kishte drejtuar punimet e mbledhjes.