Prokurori i Gjykatës së Shkallës së Parë të Larisës ka pranuar kërkesën për zhvarrosjen e djalit të Pano Ruçit, i cili mbeti i vrarë në Tempi. Ndërsa ka thënë se po shqyrtohen edhe kërkesat e të afërmve të tjerë, për zhvarrosjen e viktimave të aksidentit hekurudhor të Tempit.

Denis Ruçi mbeti i vrarë në aksidentin hekurudhor të Tempit në shkurt të vitit 2023, ku një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash, duke lënë mbi 57 të vdekur. Kërkesa Pano Ruçit erdhi pasi ai pretendon se trupi i të birit është djegur plotësisht nga aksidenti, dhe se dyshon që ai nuk është varri ku prehet ai.

“Kjo nuk është ajo që dua unë, dua që të bëhen analiza toksikologjike në trupin e djalit tim“, thotë Pano Ruçi , i cili ende vazhdon grevën e urisë.

Protothema raportoi se hetimi paraprak ka të bëjë me kryerjen e një ekzaminimi të ADN-së  të trupit të djalit të Panos Routsis,Denis Ruçi. Kujtojmë se Pano Ruçi nisi një grevë urie duke kërkuar zhvarrimin e të birit për kryerjen e testeve të identifikimit dhe analizave toksikologjike që do të sqarojnë shkaqet e vdekjes. Kërkesa për zhvarrimin e trupave të fëmijëve të tyre, janë paraqitur edhe nga familiar të tjerë të viktimave që humbën jetën në aksidentit tragjik.