Kryeministria i ka dërguar një letër zyrtare kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës. Letra e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi është dërguar në datën 25 shtator.

Shkarkimi i Veliajt/ Kryeministria nuk humbet kohë, informon me letër

Pritet që ky veprim t’i hapë rrugë procesit të nisjes së përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme në bashkinë e Tiranës.