Pavarësisht jetëve të humbura për shkak të koronavirusit, ka ende njerëz që nuk besojnë për ekzistencën e tij ndonëse prej muajsh është i pranishëm në të gjithë botën.
Një ndër ta është këngëtari shqiptar nga Kosova, Ramadan Krasniqi. I ftuar në emisionin “Klan Kosova”, këngëtari deklaroi se nuk beson në koronavirusi dhe numri i vdekjeve më parë ka qenë më i madh se tani.
“Virus ka pas çdo herë, grip ka pas çdo herë. Në Pejë në rrethinë çdo ditë kanë vdekur 50 veta dhe në Prishtinë 100. Nuk i ka përmendur askush asnjëherë, tani po vdesin më pak se më përpara. Duke i respektuar institucionet shëndetësore, mirëpo vdiq ai, vdiq ky po thonë që i pati disa sëmundje të tjera e në kuadër të tyre edhe Covid-19. Unë nuk besoj për vete. Ndoshta më shajnë 100 mijë. Mund të thonë se ky koka viç, koka lopë, debil, por njerzit vdesin”– u shpreh ai.





