Zlatan Ibrahimoviç ka arritur 100 ndeshje me fanellën e Milanit dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i japin atij një çmim për këtë arritje.

Paolo Maldini u shfaq ditën e djeshme së bashku me Masarën në qendrën stërvitore, për t’i dhënë çmimin suedezit.

“Një arritje e madhe Zlatan, urime për 100 ndeshjet me Milanin”, i tha Maldini teksa i jepte çmimin.

Megjithatë fjalimi i Ibrës shkaktoi të qeshura të mëdha tek të gjithë në stërvitje, teksa duke iu referuar shokëve të skuadrës u shpreh: “Faleminderit djema, kjo është edhe meritë e juaja, sepse nuk më keni bërë konkurrencë”.