Serzh Orie flet për herë të parë pas vrasjes së vëllait të tij përpara një klubi nate në Tuluzë të hënën.

Kristofer Orie u ekzekutua pas një sherri për një vajzë, ndërsa vëllai i tij luajti ndaj Njukasëllit të mërkurën, por u rikthye në Francë për t’i qëndruar pranë familjes.

“Atë ditë qëndrova shtrirë pa lëvizur, por nuk kam ndjenja hakmarrjeje. Jam i qetë, ia lë drejtësisë në dorë”, tha mbrojtësi i Totenhemit.