Deputeti i Partisë Socialiste, Loer Kume, ka reaguar sot pas publikimit të lajmit për arrestimin e vëllait të tij, Enea Kume, i akuzuar për tjetërsim pronash në zonën e Gjirit të Lalzit.

I ftuar në një intervistë televizive, Kume konfirmoi se ishte vënë në dijeni mbrëmjen e djeshme për arrestimin e të vëllait. Ai theksoi se për sa kohë nuk ka një vendim përfundimtar fajësie, Enea Kume do të konsiderohet i pafajshëm.

“U vura mbrëmë në dijeni, është arrestuar dhe është i dyshuar dhe për sa kohë nuk ka një vendim fajësie do ta konsideroj të pafajshëm deri në momentin që drejtësia të flasë. Por gjithkush është përgjegjës për jetën dhe vendimet që merr në jetën e tij, por të mos flasim para kohe”, deklaroi deputeti i PS-së.