Të përmbytur dy herë brenda këtij viti (29 janar dhe 11 shtator) banorët e Durrësit të Ri kërkuan një zgjidhje konkrete institucionale nga pushteti vendor për problematikën e tyre.

Përmes një deklarate publike dhe një peticioni të firmosur nga rreth 800 banorë të kësaj zone, ata ju drejtuan bashkisë Durrës me kërkesa konkrete, në mënyrë që dimri i këtij viti, por edhe kapriçot e motit, të mos përsërisin përmbytjen e radhës. Njëkohësisht, ata kërkojnë dëmshpërblim financiar për familjet dhe bizneset e prekura.

Kërkesat e banorëve:

1. Ndërhyrje të menjëhershme per pastrimin e kanaleve dhe kolektorëve të ujërave.

2. Hartimin dhe zbatimin e një plani afatgjatë për sistemin e kanalizimeve, perfshirë ujërat e bardha dhe të zeza, si dhe mirämbajtjen periodike të tyre për të parandaluar permbytjet në te ardhmen.

3. Te ofrohet mbështetje financiare dhe materiale për familjet dhe bizneset që kanë pësuar deme, permes fondeve emergjente të Bashkisë apo të institucioneve te tjera shtetërore.

Deklarata e plotë e banorëve:

Drejtuar: Bashkisë Durrës, Keshillit Bashkiak Durres Për dijeni:

* Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë

* Kuvendit të Shqipërisë

* Institucionit të Avokatit të Popullit

* Medieve kombëtare dhe lokale

Lënda: Kerkesë per nderhyrie urgiente dhe zgiidhie afatgiata për problemin e permbytieve në zonën e Durrësit të Ri (Ish-Këneta)

Ne, banorët e zonës së Durrësit te Ri (Ish-Këneta), permes ketij peticioni publik dhe institucional, shprehim shgetesimin tonë të thellë për situatën alarmante të përmbytjeve që ka prekur komunitetin tonë në menyrë të persëritur dhe të papranueshme.

Pas reshjeve të datës 11 shtator 2025, mbi 700 banesa dhe biznese në zonën tonë u permbytën, duke shkaktuar deme të konsiderueshme materiale, veshtirési te medha nẽ jetesën e perditshme dhe rrezik për shëndetin publik.

Ky nuk eshte një rast i izoluar — më herët, me 29 janar 2025, permbytje të ngjashme shkaktuan pasoja të mëdha ekonomike ne shtepite, mobiljet, automjetet e familjeve tona.

Ne te dyja keto raste dhe ne rastet e meparshme, ne si banore NUK kemi marre demshperblimet qe na takojne. Kjo pavaresisht aplikimeve dhe procedurave ligjore qe kemi ndjekur per kete problematike.

Pavarësisht denoncimeve te persëritura dhe kerkesave tona publike, deri më sot nuk kemi parë asnjë ndërhyrje konkrete dhe efektive nga institucionet pergjegjese për te zgjidhur ketë situate emergjente.

Per këtë arsye, kerkojmë sa më poshtë:

1. Ndërhyrje të menjëhershme per pastrimin e kanaleve dhe kolektorëve të ujërave.

2. Hartimin dhe zbatimin e një plani afatgjatë për sistemin e kanalizimeve, perfshirë ujërat e bardha dhe të zeza, si dhe mirämbajtjen periodike të tyre për të parandaluar permbytjet në te ardhmen.

3. Te ofrohet mbështetje financiare dhe materiale për familjet dhe bizneset që kanë pësuar deme, permes fondeve emergjente të Bashkisë apo të institucioneve te tjera shtetërore.

Ky problem përbën nië kercënim të dreitpërdreite për jetesën, shëndetin dhe të dreitat themelore të aytetarëve dhe kerkon veprim të menjähershem institucional.

Ne pritje té nje pergiigieje te shpejte dhe veprimesh konkrete, ju falënderojmë për vëmendjen.

Me respekt,

Banorët e Durrësit të Ri (Ish-Këneta)