Një operacion mes policive greke dhe shqiptare zbuloi një plantacion droge të kultivuar pranë kufirit, ndërsa kanë nisur hetimet për autorët dhe rrjetin e këtij trafiku.

Parcela përmbante 1650 rrënjë kanabis sativa, kurse zona ku u gjet ishte pranë Janinës, ku ndërhynë kryesisht oficerët e policisë të Nëndrejtorisë së Prokurorisë Kundër Drogave.

Gazeta “Protothema” informon se bimët kishin gjatësi 1-3 metra dhe u asgjësuan. Në ndihmë të policisë kanë shkuar edhe forcat greke EKAM dhe një njësie të Brigadës së Zjarrfikësve.

Një ekip nga Zyra e Hetimeve Penale të Janinës u thirr në vendin ku u gjet plantacioni, ndërsa një hetim paraprak po kryhet nga Nëndrejtoria e Prokurorisë së Drogave.

Hetimet mbeten ende aktive nga Policia e Janinës.